Arbana e tregon takimin e parë të Jonit me Diellin

Vetëm pak ditë më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë.

Tanimë Arbana nuk po i kursen fotot në rrjete sociale, duke na zbuluar momente nga dita më e rëndësishme.

Arbana ka postuar sot një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa ka qenë duke pritur për të shkuar në sallën e lindjes.

“Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!”, shkruan Arbana.

Në foton e rradhës moderatorja tregon takimin e parë të Jonit me Diellin, ku shihen dy duart e vëllezërve.

“Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”, shkruan Arbana krah fotos emocionuese.