Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Arbana Osmani ka publikur së fundi një video në InstaStory ku po ndjek “Big Brother VIP” nga shtëpia e saj bashkë me partnerin, Eduartin.
Në ekran shfaqet Luizi dhe Tani teksa hedhin batuta me njëri-tjetrin dhe qeshin. Bashkë me to shkrihet së qeshuri edhe Eduarti.
“Mendova se do isha më i shëmtuari i shtëpisë…. derisa hyri Bledi”, thotë tani që ka bërë për të qeshur, Luizin, Arbanën dhe Eduartin. “3 shkodran që qeshin me njëri-tjetrin pa pushim”, shkruan Arbana krah videos.