Arbana Osmani bën veprimin e papritur ndaj vëllezërve Veshaj

Moderatorja Arbana Osmani mbahet nga më të mirat në vend,por kujtojmë se njëherë u kritikua nga publiku kur i tha Donaldit se ai ishte kryefjala e atij Big Brotheri dhe kjo deklaratë i hapi rrugën njerëzve të mendonin se Donaldi ishte i preferuari dhe i llastuari i produksionit.

E kështu gjithçka shkonte vaj deri në natën finale kur çmimin e madh e fitoi Ilir Shaqiri, një ajzberg Titaniku preu në mes rrugën e bukur të miqësisë midis vëllezërve dhe produksionit,aq sa u përfol se nuk do kishte emision.

Por pastaj kthesa erdhi dhe u duk sikur u vendos paqja, në fakt në atë kohë vëllezërit Veshaj e hoqën Arbanën nga Instagrami ndërkohë që kjo e fundit jo, koha kaloi dhe tani Arbana Osmani,disa muaj më pas vendos ti heqi nga Instagrami të dy që nuk e ndiqnin.

Ju e dini që sot kur dikush të heq nga Instagrami është njësoj si të të thotë:”Unë nuk të dua më si pjesë të jetës time”  ja pra,u ndanë edhe këto rrugë./kryefjala