Arbana Osmani i bashkohet fushatës: “Unë qëndroj në shtëpi”

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, është një nga personazhet më të njohura të ekranit shqiptar.

Pas gjendjes së rëndë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, shumë nga figuray e njohura të ekranit shqiptar, kanë bërë thirrje për të qëndruar sa më shumë në shtëpi, për shkak të evitimit të infektimit të mundshëm nga koronavirusi.

Edhe Arbana ka treguar se po i përmbahet fushatës “Unë qëndroj në shtëpi”, e këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, duke publikuar një fotografi ku shihet e “izoluar” në shtëpi me familjen e saj.

“Megjithatë jo keq, duke i kaluar këto ditë me njerëzit që i dua më së shumti”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë që ka publikuar, ku shihet bashkë me djalin e saj Jonin. /IndeksOnline/