Arbana Osmani “shkel” rregullat e shtatzënisë, rrezikon haptazi thjesht për të…

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.

Aktualisht ajo ndodhet me pushime në jug të vendit, e shoqëruar nga partneri, Eduart Grishaj dhe djali i saj, Joni.

Por edhe pse është në javët e fundit të shtatzënisë, asgjë nuk e ndalon Arbanën t’i shijojë pushimet në maksimum dhe të bëjë fotot e duhura për Instagram.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku shihet e ulur mbi hekura, ndoshta një parvaz, një vend në pamje të parë i rrezikshëm duke marrë parasysh gjendjen e saj.

‘Kështu jam unë, marr përsipër rrezikun’ – shkruan moderatorja krahas fotos.