Arbana Osmani shtatzënë? Xhemi i zbulon të vërtetën pas fotos me barkun e fryrë

Një foto e publikuar nga Xhemi ditën e sotme shkaktoi zhurmë të madhe në Instagramin e saj.

Në foto Xhemi shfaqej me Arbanën e cila dukej shumë lozonjare, me flokët e kapur, me fund me kuadrata dhe bluze të gjerë.

Mirëpo menjëherë sytë e fansave shkuan tek barku i Arbanës i cili duket i fryrë nga ky kënd i fotos.

“Arbana je shtatzënë?”, nisën të komentonin fansat dhe përgjigjen ua ka dhënë Xhemi.

Moderatorja ka postuar të njëjtën foto në Instastory duke treguar se Arbana nuk është shtatzënë, por barku është fryrë nga ushqimet e përgatitura nga recetat e shijshme të librit të dytë.

“Ka akoma librin e dytë në bark”, shkruan Xhemi shoqëruar me figurën e një ekoje që tregon ushqim.