Web Analytics
BallinaSHOWBIZArbana Osmani zbulon të tjera detaje nga Big Brother Vip Albania

Arbana Osmani zbulon të tjera detaje nga Big Brother Vip Albania

Edhe pak kohë ngelet nga nisja e show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother Vip Albania”.

Rikthehet me edicionin e tij të dytë, lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani në një intervistë disa ditë më parë.

Ndërkohë, ajo ka publikuar nga punimet e shtëpisë së re, që është në ndërtim e sipër.

Nga ambientet e shtëpisë deri te zarfet e lojës.

Më pas Arbana ka treguar se stafi i “Big Brother Albania” është mbledhur dhe po punon për detajet e reja.

Moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfe, të cilët përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë.

“Lajme të mira? Lajme të këqija?”, ka shkruar Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente, teksa duket se të gjithë mezi po presin nisjen e lojës.

Arbana Osmani po shijon lidhjen e dashurisë me regjizorin Eduart Grishaj dhe është nënë e dy djemve dhe një vajze./panorama

Shiko foton:

 

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit