Arbana tregon mesazhin e fundit me Vjosa Berishën

Sot regjisorja Vjosa Berisha ka ndërruar jetë, prezantuesja shqiptare, Arbana Osmani, ka publikuar bisedën e fundit që pati me tashmë të ndjerën, regjisoren Vjosa Berisha.

Në bisedat e publikuara nga vetë Osmani, shihet se regjisorja Berisha ishte shprehur optimiste për gjendjen e saj shëndetësore.

“Po moj zemër, kalon por e do kohën e vetë”, ishin fjalët e Vjosa Berishës.

“Sa shumë shpresë që pate gjithmonë o Vjosa”, shkroi prezantuesja në postimin e saj.