Arben Vitia: Dy medikamente po japin efekte ndaj koronavirusit, shpresoj t’i kemi së shpejti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para medieve ka folur se dy medikamente kanë rezultuar të kenë pas sukses në trajtimin e të prekurve me koronavirus.

“Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve”.

“Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre medikamenteve ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.