Arbenita duket mahnitëse në fustanin elegant

Arbenita Ismajli njihet për format e saj tërheqëse dhe bukurinë natyrale, dhe modelja e njohur sjellë vazhdimisht imazhe atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Joshëse është shfaqur edhe në fotografinë e fundit, në të cilën Arbenita dukej mahnitëse dhe plotë shkëlqim.

Modelja nga Kumanova, shihet e veshur me një fustan të shkurtër dhe taka ngjyrë ari me litarë deri mbi gjunjë, duke theksuar kështu këmbët e gjata dhe tërheqëse.

Arbenita pranoi komplimente të shumta nga fansat për paraqitjen, ndërsa ajo që bie në sy janë rikthimi i linjave të trupit pak kohë pasi u bë nënë.

Së fundi bukuroshja shqiptare dhe partneri i saj, Fero bashkë me vajzën e tyre kanë kaluar pushimet veror në Mal të Zi.