Arbenita kërkon falje për këtë arsye

Arbenita Ismajli u ka kërkuar falje ndjekësve.

Modelen Arbenita Ismajli së fundmi jemi mësuar ta shohim tejet aktive në rrjete sociale, sidomos Instagram.

Ajo me ndjekësit ndante imazhe të ndryshme në të cilat dukej tejet joshëse dhe njësoj po vazhdon edhe sot.

E duke qenë se postimet kanë qenë të shpeshta këto ditë, pranë njërit ku shfaqet po ashtu provokative, modelja u ka kërkuar familje ndjekësve për faktin se ka publikuar shumë, mirëpo ka sqaruar edhe arsyen se këtë e kishte për detyrë shkak i një marëveshje të bërë për reklamë, shkruan lajmi.net.