Koronavirusi ka muaj që është shndërruar në çështje globale.
Përhapja e tij po ashtu ka kapur përmasat botërore, madje edhe në Kosovë.
Edhe fytyrat publike janë ndikuar nga përhapja e virusit që po merr jetë njerëzish kudo nëpër botë, nuk janë të pakta postimet në rrjetet e tyre sociale që ndërlidhen me këtë temë.
E dikush prej tyre po e sheh si sherr të këtij virusi, mënyrën e të ushqyerit në Kinë.
Modelja Arbenita Ismajli thotë se është krenare për fenë e saj që i ndalon shumicën e ushqimeve që i hanë kinezët, e që pretendohet të jenë nismë e këtij virusi tmerrues.
Me anë të një posti në Instagram ajo jep shumë arsye se përse ‘Allahu’ i ndaloi ushqimet e mishngrënësve.
Me pak fjalë : nuk lejohet të hani qen, ose t’u jepni njerëzve që t’i hanë, sepse është haram ti hani ato ose ti ndihmoni dikujt tjetër ti hajë ato.
Profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) tha: “çdo kafshë mishngrënëse është haram të hahet.
Ndaloi ngrënien për çdo dhëmbëshqyes.
Qentë janë mishngrënës që kanë dhëmbë.
Ndër të tjera Arbenita bën lutje për pendesë: Ju duhet të pendoheni te Allahu për atë që keni bërë.
Dhe Allahu është Gjithë falës dhe mëshirëplotë./Kosovarja/