Arbëri s’i ka harruar rrënjët, foto sesionin e martesës me Dafinën i realizon në Kullën e Isa Boletinit

Mbrëmë kurorëzoi dashurinë futbollisti i njohur i përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli.

Në moshën 27 vjeçare ai i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me të dashurën e tij, Dafinën.

Çifti organizuan një ceremoni madhështore, e para mbrëmjes së madhe, çifti kanë realizuar fotot e tyre të ditës së dasmës.

Ata kanë zgjedhur mjeshtrin e aparatit, fotografin Norik Uka për realizimin e fotografive në një lokacion shumë të veçantë.

Si një mitrovicas, Arbëri s’i ka harruar rrënjët duke preferuar që fotot t’i bëjë në një lokacion shumë domethënës.

Çifti kanë zgjedhur Kullën e Isa Boletinit në pjesën veriore të Kosovës.

Kulla ka një domethënie historike e ndërtuar në shekullin e XIX-të, ajo simbolizon qëndresën shqiptare.

Nga viti 2015, eshtrat e heroit Isa Boletini pushojnë saktësisht në dheun e rrënjëve të tij, në Boletin të veriut të Kosovës.