Arbnora Ademaj e Vlorijan Halili i lënë shikuesit “pa tekst”

Në “RTV Dukagjini” ka nisur transmetimi i një programintë ri televiziv, që ka karakterin e shout dhe që titullohet “pa tekst”.

Të ftuarit përballen me sfida të ndryshme dhe sfidave nuk u kanë shpëtuar as mysafirët e radhës, ish missi, modelja e tashmë aktorja e famshme Arbnora Ademaj dhe gazetari atraktiv Vlorijan Halili.

Arbnora e Vlorijani kanë krijuar një duo fantastike, duke prodhuar gjatë gjithë kohës momente pikante dhe të qeshura pa fund.

Dyshja që janë edhe miq të mirë mes vete, kanë dëshmuar se u shkon zëri dhe se funksionojnë shumë mirë edhe kur është fjala për ta ndezur atmosferen.