Ardian Bujupi publikon foto me modelen 25-vjeçare e cila ndërroi jetë sot

Modelja Kasia Lenhardt  ndërroi jetë sot ne moshën 25 vjeçare dhe ka lënë pas një djalë.

E lindur në Poloni, ajo u bë e njohur më 2012 për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e modeleve të Heidi Klum, “Germany’s Next Top Model”.

Këngëtari, Ardian Bujupi, ka postuar një fotografi me modelen në të cilën ka kujtuar fjalët me të që kanë qenë duke biseduar për të xhiruar projektin e ri.

Nuk mund ta besoj dhe ende duhet të merrem me të, ditët e fundit kemi folur çdo ditë për projektin e ri që kemi dashur të xhirojmë së bashku, ajo ishte plot energji dhe besim”, ka shkruar Ardian  ndër të tjera në mbishkrimin e fotos./Express