Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, e njohur nga karriera e saj e gjatë si aktore, ka arritur sërish tërheqjen e vëmendjes në seancën e 20-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, jo për ndonjë deklaratë politike, por për stilin e saj të veçantë të veshjes.
Matoshi, e cila është e njohur për eksperimentimin me stilin e saj dhe për zgjedhjet guximtare të veshjes, këtë herë u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër me pika të zeza, duke e kombinuar atë me hallahopkë të bardha dhe taka të kuqe.
Kjo pamje siç duket, ngjalli reagime të ndryshme nga ata që ishin të pranishëm.
Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u kap nga kamerat duke bërë komente të ndryshme dhe duke e ngacmuar Matoshin, duke shtuar kështu edhe më shumë vëmendje ndaj saj.
Stili i saj i guximshëm nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale, ku disa përdorues shprehën se ky ishte një shprehje e lirë e personalitetit, ndërsa të tjerë ngritën pyetjen: “A është Kuvendi vendi i duhur për eksperimentime të tilla me veshjen?”
Ky debat rreth veshjes së saj ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe analistëve të modës, të cilët kanë filluar të diskutojnë për ndikimin e veshjes në imazhin publik të politikaneve. Veshja e Matoshit është përshkruar nga disa si një reflektim i një brezi të ri politik, i cili është më i hapur për shprehjen e identitetit të tyre.