Ardit Gjebrea përlot të gjithë me dedikimin për ‘shpirtin binjak’, Nexhmije Pagarushën

Ditën e sotme legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta pas luftës me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ndarja nga jeta e këngëtares pikëlloi publikun e personazhet e njohur që patën fatin ta njihnin nga afër, siç është edhe Ardit Gjebrea.

Moderatori shumë i dashur për publikun ka postuar një foto krah këngëtares së madhe dhe i ka prekur të gjithë me dedikimin.

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën.

E mira, e ëmbla, lozanjarja ime.

Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.

Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.

Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!“, shkruan Arditi.