Ardit Gjebrea solidarizohet me këngëtarët, kështu do t’i ndihmojë ata

Producenti i njohur Ardit Gjebrea ka bërë një njoftim të ri për festivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike”, duk njoftuar se festivali do të shpërblejë të gjithë artistët që arrijnë në finale dhe sigurisht fituesin, me një vlerë monetare të konsiderueshme.

Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur, edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre, këngën është impresionuese.

Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i ‘Kënga Magjike’ ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit, është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë këngën shqipe!”, ka shkruar moderatori i njohur në postimin që ka realizuar.

Festivali “Kënga Magjike” këtë vit do realizohet duke nisur më 21 mars tek ‘E diela shqiptare’ me prezantimin e çdo konkurrenti dhe në 29 maj pritet të mbahet finalja e madhe./Kosovarja