Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen, mbush të 30-tat

Argjentina Ramosaj është një nga këngëtaret që shpesh komentohet edhe për jetën private, përditshmërinë dhe paraqitjet e saj si skenike ashtu edhe postimet në rrjetet sociale.

Edhe Argjentina si shumë këngëtarë të tjerë i shfrytëzon zakonisht rrjetet sociale për të publikuar fotografi nga momente të ndryshme.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur se feston ditëlindjen, derisa ka mbushur 30 vite.

E lumtur që jam shëndosh dhe gjallë, që kam njerëzit që i dua pranë, faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ndër të tjera Argjentina në fotografinë që e ka publikuar pranë tortes me numrin 30 sipër. /IndeksOnline/