Arian Çani provokoi në emision: Ballkani ka qenë i gjithi helen, tjerat janë përralla

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, i ftuar ishte kreu i Kadastrës Artan Lame, ndërsa në një lidhje Skype ishte ish-drejtori i regjistrimeve të pronave në Himarë, Priamo Bollano.

Gjatë debatit në studio, moderatori Arian Çani u shpreh se i gjithë Ballkani ka qenë helen.

“Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha Çani.

Kjo deklaratë e tij nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët dhe është parë si provokim.