Arilena Ara: Zhgënjimi im më i madh është…

Arilena Ara ka qenë e ftuar në programin “A Live Night”, këngëtarja Arilena Ara ku ka folur për jetën së saj profesionale dhe atë personale.

Këngëtarja e hitit “Nëntori” ka treguar plot nostalgji një histori të fëmijërisë së saj.

“Kam patur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën.

Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes”, ka thënë Arilena.

Sipas saj, “Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane.”

Arilena tregoi gjithashtu se, zhgënjimi i saj më i madh, artistja zbuloi se ka qenë pjesëmarrja e saj tek “Gjeniu i Vogël”, pasi nuk arriti të merrte cmimin e pare.