Arilena do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këtë këngë

Këngëtarja Arilena Ara, ka fituar garën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, dhe këtë do ta bëjë me këngën e saj “Fall From The Sky”.

Së fundmi ajo ka publikuar këtë këngë të bukur, që do të jetë kënga konkurruese e saj në këtë eveniment të rëndësishëm muzikorë që pritet të mbahet në Holandë.

Tanimë kënga e shoqëruar me tekst në gjuhën angleze, është lansuar dhe është në dispozicion të publikut.

Kujtojmë që kohëve të fundit ka pasë zëra për shtyrje të mundshëm të këtij eventi, shkaku i përhapjes së koronavirusit.