Arilena gati për Eurosong, shfaqet në Holandë në xhirime

Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh të këngës në Europë, Eurosong.

E sot këngëtarja është parë në rrugët e Holandës duke bërë disa nga xhirimet e saj për paraqitje në këtë festival që mbahet në maj të këtij viti.

Arilena fitoi në Festivalin e Këngës në RTSH ku mposhti këngëtaren Elvana Gjata, gjë për të cilën kishte pasur një debat të ashpër në Shqipëri.

Megjithatë, Arilena tashmë është duke punuar për paraqitjen e saj, kurse siç ka paralajmëruar ajo këngën “Shaj” nuk do ta këndojë në shqip por në gjuhën angleze.

Besohet se ajo e ka ripërpunuar këtë këngë pas një vizite që kishte bërë në fillim të vitit në Los Angeles. /GazetaExpress/