Arilena po punon me fitues të ‘Grammys’ për këngën e saj në Eurovision

Këngëtarja 21-vjeçare, Arilena Ara, u shpall fituesja e “Festivalit të 58-të të RTSH-së”, ku performoi me këngën “Shaj”.

Megjithëse fitorja e saj u komentua gjatë nga publiku shqiptar dhe një pjesë nuk ishin dakord me ndjarjen e çmimeve, Arilena tashmë do të na përfaqësojë në “Eurovision”.

Madje, këngëtaja është nisur më herët drejt Shteteve të Bashkuara dhe po punon fort për të na përfaqësuar denjësisht në spektaklin ndërkombëtar.

Kënga e saj “Shaj” do të vijë në një version të përpunuar dhe do të këndohet në anglisht, ndërsa “News31.al” ka zbuluar të tjera detaje.

Arilena po punon fort me dy producentë të cilët janë shpallur fitues të çmimeve “Grammy” me projektet e tyre.

Versioni anglisht i këngës “Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michal Jackson kanë realizuar projektet e tyre.

Arilena do të na sjellë në “Eurovision” një baladë më radiofonike me tendenca të rrymës pop, por duke i qënduar besnike identitetit të këngës “Shaj” në shqip.