Arilena vjen me ndryshim të madh në pamje

Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara ka arritur të jetë e përfolur për sukseset e saj të mëdha që nga fillimi i karrierës.

Ajo është shumë e përkushtuar për punën e saj, e cila u shpërblye edhe në RTSH duke marrë vendin e parë.

Ajo arriti ti prek majat e suksesit, dhe u bë e përfolur jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe më gjerë, duke qenë e komentuar për cdo lëvizje të saj.

Krahas muzikës, bukuroshja duket se është e guximshme të eksperimentojë me pamjen e saj, që gjithmonë na lë pa mend.

Së fundmi ajo ndau disa imazhe ku është shfaqur me një ndryshim në flokë, duke u shndërruar në biondinë të vertetë.

Lirshëm mund të themi se është biondina më joshëse e estradës./Kosovarja/