Web Analytics
BallinaSHOWBIZArjan Konomi “i vë vulën” ribashkimit të Borës dhe Donaldit

Arjan Konomi “i vë vulën” ribashkimit të Borës dhe Donaldit

Lidhja që Donald Veshaj nisi me Beatrix Ramosajn brenda ‘Big Brother VIP’ mori vëmendje të madh dhe u komentua jo vetëm në mediat sociale nga përdoruesit e tyre, por edhe nga shumë personazhe publike.

Mes tyre edhe Arjan Konomi, opinionisti i ‘Për’puthen’ për dy sezone, ai shprehu hapur mospëlqimin ndaj Donaldit dhe nuk u kursye me deklaratat ndaj tij.

Por, çfarë ka ai sot për të thënë kur Bora Zemani u ribashkua me aktorin? Këtë pyetje ia ka bërë një personazh i njohur i mediave sociale siç është Kozak Braçi gjatë një video-live në TikTok.

I vendosur në siklet Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke thënë: “Unë pata thënë se do bashkohen shumë shpejt.” Më pas Kozaku tha: “Po ka qenë me skenar e gjitha se nuk do e falte Bora. Top Channel, reklamat gjërat me plan e gjitha.” Ndërkohë, Arjani ia ktheu: “Jo, jo nuk e besoj”./panorama

Rrjetet Sociale

630,284FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit