Arjola Demiri tregon se kë e konsideron konkurrencë

Arjola Demiri ishte mjaftë e komentuar gjatë kohës kur ishte pjesë e “Big Brother VIP”, kjo pasi ajo akuzohej se vik.timizohej duke përdorur fëmijët e saj.

Por kjo nuk është e gjitha pasi ajo vazhdon të komentohet pas përfundimit të këtij spektakli, ajo është aktive vazhdimisht me postimet e saj në ‘Instagram’.

Së fundi ajo ka postuar disa imazhe përballë pasqyrës dhe mbishkrimi mori vëmendje, “Ky person në pasqyrë është e vetmja konkurrencë e jote”, ka shkruar Arjola.

Natyrisht në pasqyrë është vetë aktorja, e cila në këtë foto ka të veshur një palë tesha të mëndafshit ngjyrë të zezë dhe take të gjata ngjyrë rozë, ndryshe ajo është komentuar shumë për ndryshimin e saj në pamje.