Arjola Demiri zbulon se çfarë po ndodh me shtëpinë që fitoi nga ‘Big Brother’

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’.

Ajo i është përgjigjur pyetjes që të gjithë e bëjnë, se “Si është puna me shtëpinë e Big Brother?”.

E ftuar në anijen e famshme, përballë gazetarëve të vegjël, Arjola pati edhe disa raste që u zu ngushtë nga pyetjet pikante të fëmijëve, megjithatë nuk u dorëzua.

Për kureshtjen e fëmijëve, por edhe të gjithë publikut për shtëpinë që fitoi nga BBV, Arjola tha: “Po, e kam marrë shtëpinë, është në ndërtim. Pres që vitin tjetër të jetë gati”.