Ajo është njëra nga personazhet më të përfolura.
Arjola Demiri ka deklaruar se ka qejf të merret me politikë, ajo është pyetur nga fëmijët në “Kurthin e Piter Pan”, nëse ka ndërmend t’i futet politikës, edhe përgjigja ka qenë ajo që të gjithë do të donim.
“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf”, u shpreh Arjola.
Kujtojmë që aktualisht, aktorja është e angazhuar në spektaklin e humorit “Portokalli” sa i përket jetës private, Arjola ka thënë se princi i kaltër nuk ka ardhur akoma.