Arjola vjen në Prishtinë, ja sa bukur po duket loçka

Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri është duke qëndruar në Prishtinë, shkruan “InfoKosova”.

Arjola u bë e njohur për publikun e gjerë shqiptar me rolin e saj tek seriali televiziv vendor “O sa mirë”.

Në këtë serial televiziv ajo luajti rolin e një fshatareje të guximshme.

Arjola së fundmi ka luajtur edhe në filmin më të ri të Ermal Mamaqit “I love Tropija”.

Film ky i cili pritet që shumë shpejt të shfaqet nëpër kinematë shqiptare.

E në Kosovë si duket Arjola ka ardhur që të rregulloj punën me kinematë tona, që edhe tek ne të shfaqet ky film i cili në reklamat që po i bëjnë protagonistët, duket të jetë i mirë.

Arjola gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, ka publikuar këtë video ku po duket për mrekulli./InfoKosova/

https://www.facebook.com/vipaklips/videos/766355810539848/?epa=SEARCH_BOX