Analisti Armend Muja, ka deklaruar se është i zhgënjyer me kryeministrin Albin Kurtin.
Muja ka thënë se është i zhgënjyer me veprimet e kryeministrit Kurti dhe qëndrimet e tija gjatë kësaj kohe.
“A po don me ditë, jam shumë i dëshpëruar me Albin Kurtin, sepse beteja dhe koha që gjërat kanë shkuar si 20 vjet ka marrë fund, e shihni në zgjedhjet e ardshme”, ka thënë Muja në përgjigjen e analistit Arben Ahmetit.
Këto deklarata i bëri Muja në RTV Dukagjini në Debat Plus.
Kujtojmë se analisti Arben Ahmeti ka thënë në këtë debat nuk po e kupton se si kryeministri Kurti sot në konferencë u bë kinse nuk ndodhi asgjë nga mocioni për mosbesim nga LDK’ja.//gazetametro.net