Armina Mevlani: S’pretendoj të jem mamaja e fëmijëve të Shkëlzenit

Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, janë në një lidhje dashurie prej disa vitesh.

Blogerja flet herë pas here për raportin e tyre, megjithatë sic thotë dhe vetë, fëmijëve të partnerit te saj nga një martesë e mëparshme, nuk i bëhet dot nënë.

Së fundmi, Armina u shpreh se i ka njohur që të vegjël e se nuk pretendon që të mamaja e tyre.

‘Unë i kam njohur 9-vjeç… jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marrëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef, s’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht.’, tha ajo.