Arnold Schwarzenegger dhe TikTok dhurojnë 3 milionë dollarë për nxënësit

Arnold Schwarzenegger është bashkuar me TikTok për t’u siguruar që nxënësit e shkollave të mos mbesin të uritur gjatë kohës kur shkollat janë të mbyllura mes pandemisë koronavirus.

TikTok po dhuron 3 milionë dollarë për të ndihmuar në sigurimin e shujtave për familjet në nevojë në gjithë vendit, e për këtë po bashkëpunon me Arnoldin, shkruan TMZ.

Siç e dini, shkollat ​​në të gjithë vendin po mbyllin dyert e tyre për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Dhe, për fat të keq, miliona studentë varen nga shkollat ​​e tyre për ushqim të përditshëm.

Donacioni do të ndihmojë familjet në 60 qytete të ushqejnë nxënësit e uritur duke siguruar kuponë ushqimesh dhe karta që mund të përdoren për ushqim dhe sende të tjera thelbësore në dyqanet ushqimore lokale.

Shujtat e ushqimit dhe kartat e dhuratave tjera do të shkojnë së pari për familjet në qytetet më të prekura nga virusi, përfshirë Los Angeles, New York, Miami, San Francisco, D.C dhe Seattle.

Dyqanet si Food Land, Kroger, Giant, Publix, Ralphs, Safeway, Walmart dhe Target po ndihmojnë në furnizim. /Lajmi.net/