Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, deklaratë e fuqishme nga Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për arrestimet e kryera sot nga Gjykata Speciale në zyrat e OVL të UCK-së.

Jashari, duke shtuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, kanë rënë viktimë në këtë situatë, ka thënë se në gjithë këtë aksion ka edhe persona të involvuar, të cilët siç i ka quajtur, të fortë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ka pasur persona të involvuar të vendit tonë në këtë situatë.

Krejt kjo çka ka ndodhur është e planifikuar mirë.

Ka me u përsërit pastërtia e UCK-së, por jo në këtë mënyrë.

Këtu kanë dorë njerëz të fortë vendorë, por edhe të huaj. L

ufta e UCK-së ka qenë e pastër.

Gucati dhe Haradinaj kanë ra viktimë.

Andaj, t’i lënë këto gjëra”, ka thënë Jashari në rtk.

Gjatë ditës është arrstuar ekryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.