4 C
Kosovo
E mërkurë, Dhjetor 11, 2019
Ballina Uncategorized Arrestohet kosovari që ishte i përndjekur ndërkomëtarisht që nga koha e UNMIK...

Arrestohet kosovari që ishte i përndjekur ndërkomëtarisht që nga koha e UNMIK !

Ne aeroportin e Rinasit në Tiranë janë arrestuar 2 persona që ishin të kërkuar ndërkombëtarisht, shkruan InfoKosova.

Sipas raportit të policisë janë arrestuar A.P 40 vjeçar dhe R.Xh 39 vjeçar.

40 vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venecias, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë 39 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Rinas/ Njoftimi i policisë:

Kapen dhe ndalohen dy persona në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë dhe Kosovës

Kapja e tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e pesonave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të dy shtetasve, të cilët gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

-Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar R.Xh., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

608,926FansLike
29,781FollowersFollow
1,052FollowersFollow

TË FUNDIT

Varros veturën për ta vozitur në botën tjetër

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij. Chiquinho Scarpa, 62 vjeç kishte njoftuar në Facebook...
web
analytics