Arriti në Shkup aeroplani me udhëtarë që kanë simptoma të Koronavirusit

Ka ateruar në Shkup aeroplani me udhëtarë nga Brukseli.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në aeroplan ka persona me simptoma të Koronavirusit.

Për këtë arsye të gjithë udhëtarët ende po mbahen në aeroport.

“Ata që kanë simptoma do të dergohen në Klinikën infektive që të testohen dhe deri sa nuk arrijnë rezultatet të gjithë udhëtarët e aeroplanit do të presin në aeroport.

Sonte do të vendosim se si do të veprojmë, nëse për disa prej tyre në bazë të radhitjes si kanë qenë ulur do të shqiptohet masa të izolohen në shtëpi ose në objekte ku ne organizojmë izolim”, tha Filipçe.