Një nuse vendosi të bëjë një veprim kaq prekës ditën e dasmës së saj.

Ajo vendosi të rruajë kokën si një shenjë mbështetëse ndaj të shoqit, që vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse, transmeton InfoKosova.

Britanikja Joan Lyons u martua me Craig, të dashurin e saj që prej fëmijërisë.

Craig vuan nga kanceri në pankreas.

Të dy janë 44 vjeç tani dhe njihen prej 27 vitesh.

Ata vendosën të martohen kur Craig i rrëfeu se kishte qenë i dashuruar përgjatë gjithë jetës me Joan.

Joan thotë se po mbledh fonde për të gjetur mënyrën për të luftuar këtë sëmundje./InfoKosova/

Shiko Fotot: