Art dhe çudira! Ja disa nga sekretet e njerëzve të mëdhenj

Bota e artit është e mbushur me çudira që mbase më parë nuk i dinim.

Bota e artit është e mbushur me çudira që mbase më parë nuk i dinim.

Ne po ju njohim me disa prej tyre.

Theodor Seuss Geisel në shtëpinë e tij kishte një dhomë plot me kapele të çuditshme, të fshehura prapa një rafti librash.

Ai ua vinte ato mysafirëve dhe u kërkonte që të mishërohen me atë karakter atë mbrëmje.

Kështu pra përdorte koleksionin e tij të kapelave për t’u frymëzuar për karaktere të reja dhe për të kapërcyer bllokimet krijuese.

– Babai i impresionistit të njohur francez, Claude Monet, nuk donte që i biri i tij të merrej me pikturë.

Kërkesa e tij ishte që Monet të ishte shitës i produkteve ushqimore.

Jackson Pollock dikur ishte pastrues në Byronë për Ndihmën e Emergjencave.

Ai gjithashtu punoi si roje në një shkollë.

Leonardo Da Vinci ishte majtak dhe shkruante nga e djathta në të majtë.

Në fakt, shkrimet e tij mund të lexoheshin tamam vetëm në pasqyre.

Pablo Picasso ishte një nga të dyshuarit për vjedhjen e vitit 1911 të pikturës më të famshme në botë, Mona Lisa.

Për këtë madje shkurtimisht u arrestuar.

– Kryevepra e Rilindjes, “Pieta”, është e vetmja vepër që Michelangelo Buonarroti e ka nënshkruar ndonjëherë.

Më vonë u pendua meqë e cilësoi si shfrim krenarie, ndaj u zotua se kurrë më nuk do të nënshkruante një vepër tjetër.

Salvador Dali u përjashtua nga shkolla e artit në Madrid.

Ai besonte se ai ishte rimishërim i vëllait të vdekur, i cili gjithashtu quhej Salvador, ndaj e vuri në zjarr dhomën e tij të gjumit.

Vincent Van Gogh prodhoi më shumë se 2,000 vepra arti gjatë jetës së tij: 900 piktura dhe 1,100 vizatime dhe skica.

Ndërkaq, e shiti vetëm një pikturë derisa ishte gjallë.

-Piktori francez Paul Gaugin, ishte punëtor në Kanalin e Panamasë.

Rreth 25,000 punëtorë vdiqën gjatë ndërtimit të atij kanali.

-Më 3 dhjetor 1961, piktura e bërë nga Henri Matisse, “Le Bateau”, u vendos gabimisht përmbys.

Ashtu qëndroi për 46 ditë, pa e vënë re në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork.