Arta Bajrami flet hapur për sëmundjen e nënës

Dje ishte një ditë e veçantë për këngëtaren shumë të dashur Arta Bajrami, ajo festoi ditëlindjen e nënës së saj.

Ajo postoi një mori fotosh të nënës në llogarinë e saj në Instagram dhe të shumtë ishin miq, kolegë e familjare që i uruan asaj, “Gëzuar ditëlindjen”.

Mirëpo kjo ditëlindje do ishte pak më e veçantë edhe shumë prekëse për ndjekësit e saj, ku ajo foli për sëmundjen e nënës së saj.

“Shumë faleminderit për urimet tuaja dedikuar mamit tim, kanë shumë rëndësi për mua dhe mu dukën kësaj here shumë të veçanta sepse mami im mposhti një sëmundje shumë të rëndë, atë të kancerit, parandaj e quaj të fortë.

Unë uroj vetëm shëndetin ta kemi, dashuri për njëri tjetrin sa shumë, ashtu siç me gëzuat ju mua sot.

Ne jemi një popull i dashur e bujar. Ju dua.” – shkruan ajo në postimin e saj në llogarinë në Instagram.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, ishin bërë dy vite që kur babai i Arta Bajramit, ka ikur nga kjo botë.

Këngëtarja e njohur, hyri në Instagram për ta kujtuar atë me anë të një postimi të gjatë brenda të cilit ka shpalosur ndjenjat e saj.

Ajo kujtoi kohën kur shkonte në koncerte të ndryshme, në veçanti në diasporë, ku takonte shumë njerëz të cilët shpesh i kanë thënë fjalë të mira për babanë e saj.