Arta Bajrami i drejtohet Rites: Duhesh me ardhë n’Kosovë ose n’Shqipni me ba famë, oj motër

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami së fundmi ka ironizuar me këngëtarët shqiptarë.

Reagimi i saj vjen pas publikimit të këngës “Bang” nga Rita Ora, e cila në kanalin YouTube ka arritur mbi 200 mijë klikime.

Në  një postim në Instagram, Arta ka thënë se Ritës i duhet të vijë në Kosovë, për të arritur atë numër.

“ Për të bërë një milion klikime për 24 orë duhet të vish në Kosovë ose Shqipëri”– ka shkruar ajo./Kosovarja