Web Analytics
BallinaSHOWBIZArta Bajrami: Këngëtarët te ne janë të njëjtë, vetëm në fytyrë dallojnë

Arta Bajrami: Këngëtarët te ne janë të njëjtë, vetëm në fytyrë dallojnë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka një karrierë të suksesshme muzikore dhe mbetet e angazhuar duke sjell projekte të reja që priten mirë nga publiku.

Ndonëse është e njohur për stilin e veçantë, Arta së fundmi u shpreh se nuk e mendon të njëjtën gjë edhe për një pjesë të mirë të artistëve sot.

Sipas saj, tani është më e lehtë dhe se me pak para po realizohet një këngë me klip dhe lansohet në treg.

“Përderisa publiku i dëgjon dhe pëlqen do të thotë janë në rregull, unë nuk mund të them që muzika që po bëhet nuk është e mirë, po vetëm se më duket se janë si njëjtë.

Kjo më pengon kam qejf artisti me u dallu prej artistit, sepse po e këndojnë një zhanër, duhet me pas filtrim, kjo ndodhë se nuk ka rregull dhe ligj, këtu me pak para e bën një klip, një tekst, një muzikë dhe del në YouTube.

Duhet me pas kontrata me kompani muzikore, artistët dallojnë vetëm në fytyrë, veshje, por edhe klipet si të njëjta i bëjnë, duhet me pas ndryshim dhe ndoshta kishin qenë 3-4 këngëtar, por do ishin top”, u shpreh Arta ndër tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, Arta ka sjellur një tjetër projekt të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Ai nuk ka faj” të cilën e solli bashkë videoklip dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 100 mijë klikime në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit