Arta Bajrami nuk po lëshon pè ndaj moshës

Një emër që i ka dhuruar shumë skenës muzikore për shumë vite radhazi është edhe këngëtarja Arta Bajrami.

Këngët e saj cilësohen si hite ‘të pavdekshme’, e të tilla po vazhdon ti sjellë ende fansave të saj.

Përveç sukseseve në muzikë Arta ka edhe një jetë të lumtur bashkëshortore.

Edhe asaj si shumë artistëve tjerë i është dashur që për një kohë të bëjë një pauzë, po kur është kthyer menjëherë ka gjuajtur në shenjë duke sjellë këngë e hite.

Ajo po ashtu ka ndërruar stilin e muzikës, tani më shumë po këndon popullore e tallava, ku është shndërruar në një emër të kërkuar për mbrëmje e dasma.

Por, Arta është mjaft e komentuar edhe sa i përket pamjes së jashtme.

E duke qenë se njihet prej shumë vitesh ndokush mund ta paramendojë së mund të jetë vjetërsuar.

E faktikisht, Arta as që ka lëshuar pe, mosha dhe ajo janë dy botë të largëta, gjë të cilën po e dëshmon edhe fytyra e saj./Kosovarja/.