Arta Bajrami sqaron deklaratën e saj për klikimet e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare nuk u kuptua për një deklaratë ditë më parë.

Disa ditë më parë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, ka postuar mini-albumin e saj “Bang”  e të shumtë ishin ata nga kengetaret shqiptare që komentuan klikimet e Ritës, ndërsa ajo që u fol me shume ishte postimi i Arta Bajramit.

Një ditë pas postimit të këngëve Arta postoi klikimet e Ritës në profilin e I nstagramit të saj duke ironizuar me famën e saj globale dhe atë të shqiptarëve në vend.

Arta iu drejtua Ritës duke i thënë, “Po më dhimbet Rita Ora që e murr veten në qa.fë me famë botërore, për mi bo 1 milion klikime për 24 orë, duhet me ardh me bo karrierë në Kosovë/Shqipëri oj motër”.

Ajo ka vendosur të bëjë një deklaratë në profilin zyrtar të Instagramit ku tregon se ajo përdori sarkazëm dhe jo of.endime ndaj Ritës.

Më rastisi të shikoj këngën e re të Rita Orës dhe ajo që më ra në sy ishte se për 24 orë kishte marrë rreth 300 000 klikime në YouTube, pastaj lexova se po e njejta këngë kishte përfunduar në vendin e parë në toplistat në UK si dhe EP-Bang (mini albumi ku ndodhet kjo këngë) poashtu ishte renditur në vend të parë në UK si dhe në vendin e pestë në nivel global.

Dhe pyetja që i bëra vetës ishte: si është e mundur një gjë e tillë kur disa artistë shqiptarë mbledhin me lehtësi 1 milion klikime për 24 orë? Dhe pastaj me sarkazëm thash:

“Rita e ka marrë vetën në qafë që është e njohur globalisht sepse sikur të ishte e njohur vetëm në Kosovë dhe Shqipëri do kalonte pa problem 1 milionshin për 24 orë” tha Arta./Lajmi/