Arta e ‘çon’ Dafinën në Dubai

Arta Nitaj është zhvendosur këtë vjeshtë në Dubai.

Atje, siç ka treguar vetë kohë më parë është e angazhuar si staf i një prej klubeve të natës, ku me gjasë edhe mund ta diktojë muzikën që lëshohet.

Së fundmi, në një prej mbrëmjeve është lëshuar një prej këngëve të Dafinës, krejt kjo falë Artës.

“Kishim një kërkesë speciale prandaj është çfarë është” – ka deklaruar bukuroshja në Instagramin e saj ku ka ndarë sekuenca nga momenti.

Video më pas është ripostuar nga Dafina në rrjetet e saj sociale.