Arta Nitaj gati për Ramazan

Arta Nitaj ka bërë një njoftim në “Instagram” për ndjekësit e saj me rastin e fillimit të muajit Ramazan.

Arta Nitaj njihet për provokimet me fotografitë, të cilat i publikon në rrjete sociale, duke treguar linjat e saj trupore.

Si shkak i këtyre provokimeve, Arta ka njoftuar se gjatë muajit Ramazan do të kursehet me postime pasi që është muaji i mëshirës dhe besimtarët musliman agjërojnë.

Madje, aktorja e praktikon agjërimin gjatë këtij muaji.

Një ndjekës, ka publikuar një foto me shaka se do i heq ndjekjen në Instagram aktores dhe do ndjek teologun Elvis Naçin sepse po vjen Ramazani.

Ajo ka shkruar:

“Ju premtoj kujdes të shtuar në postimet e radhës flm për mirëkuptim,” duke bashkangjitur një emotikon të qeshur.