Arusha bën boks dhe mundje me këlyshin e saj

Mamaja “egoiste” nuk e lë të birin që të marrë vëmendjen e vizitorëve.

Ky është momenti gazmor kur një arushë e papërmbajtshme qëllon me grusht në fytyrë këlyshin e saj, teksa shtiret sikur ndërmerr një dyluftim me të.

Video e filmuar nga një vizitor shfaq mamanë dhe këlyshin teksa qëndrojnë në këmbë brenda kafazit të tyre përpara syve të vizitorëve.

Por arusha e quajtur Make në Kopshtet Zoologjike dhe Botanike të qytetit Kumamoto, që ndodhet në ishullin japonez të Kyushut në jug-perëndim të vendit, nuk lejoi që këlyshi i saj Mane të rrëmbente skenën dhe vëmendjen.

Shiko Videon: