As Ledjana, e as Antonela, flitet se Mevlani është në lidhje me këtë ish konkurrente?

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Aristela Leka, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me fansat e saj në rrjete sociale, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta në lidhje me ish-konkurrentët e reality show-t.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur nëse është në një lidhje me Mevlan Shabën, pasi së fundmi po qarkullojnë fjalë se ata të dy janë bashkë.

Por e vërteta nuk është aspak ashtu.

“A je në lidhje me Mevlanin sepse po dalin shumë lajme”, i ka shkruar dikush, ku Aristela përgjigjet: “Joooooooo”.

“Jemi thjeshtë shok! Njerëzit që na njohin nga afër e dinë këtë gjë”, i është përgjigjur ish-konkurrentja një fansi tjetër që ka qenë kurioz të dijë se çfarë po ndodh mes saj dhe Mevlanit.