Web Analytics
BallinaUncategorizedAs Psikiatria nuk e pranon Vali Corleonen

As Psikiatria nuk e pranon Vali Corleonen

Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim.

Kjo vjen pas ak.uzave nga i ati i tij për kanosje dhe rr.ahje.

Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që ai të dërgohet, nuk pati vend, raportojnë mediat.

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se ka kë.rcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia.

Prokuroria kishte kërkuar ndalimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të synimit dhe vëzhgimit.

Teksa e dashura e tij ishte në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke u bë.rtitur e ka kë.rcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen”.

Menjëherë pas kësaj, i ati është larguar nga shtëpia dhe ka bërë kallëzim në polici.

Për shkak se raportet mes tyre janë të rënduara, Corleone, edhe pasi të dalë nga ambientet e burgut do ta ketë të ndaluar që të takojë familjarët e tij.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit