Web Analytics

Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka votuar pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.

Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova ka avancuar statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare./Telegrafi/

Nga rubrika