Askush nuk e dinte/ Reperi shqiptar paska qënë në burg 6 vite më parë

Getinjo është padyshim një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, që dashur padashur përfundon shpesh në portale e gazeta.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në NIN, ku ka folur rreth karrierës dhe projekteve të ardhshme, por po ashtu ka rrëfyer edhe shumë të pathëna për jetën e tij private.

Kohë më parë në media qarkulloi lajmi se artisti nga Ferizaj ka qëndruar në burg për disa muaj dhe arsyen pse Getinjo na e zbuloi vetëm mbrëmjen e djeshme.

“Në vitin 2014 kam qenë në burg, kam ndenjur dy muaj.

Kam pasur një dokument ilegal dhe natën e ditëlindjes ma kanë bërë surprizë, do të thotë psikologia që ka biseduar me mua gjatë muajit që kam qenë aty, më ka parë që nuk jam për aty kam qenë në energjinë që po du me ndez. Unë bisedova gjatë ditës me të dhe tha se po mërzitna se nuk je për ditëlindje, dhe kur erdha më pas ke diçka wow”, thekson më tej 29-vjeçari.

Getinjo më tej thotë se qëndrimi në burg e ka ndryshuar si person dhe se kjo nuk është një gjë e lehtë.

“Ata që janë në burg e dinë që një javë me qenë në burg, e dinë se çka është burgu, nuk krenohem me këtë, por kam qenë. Isha në kufi me Ukrainën dhe Rumaninë”, deklaroi krijuesi i hitit “Tony Montana”.